Lajmet e fundit

Enver Hoxhaj sjell sonte pikëpamjen e tij mbi ndryshimet gjeopolitike në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë, mundësinë që Kosova të anëtarësohet në NATO, politikën e jashtme të vendit dhe çështje të tjera të aktualitetit politik.
- Cili duhet të jetë prioriteti i vetëm i Qeverisë Kurti gjatë këtij viti?
- Përse, sipas Hoxhajt, Kosova nuk rrezikohet më pak nga Rusia sesa Finlanda dhe Suedia?
- Përse ka pasur Kosova më shumë sovranitet në vitet 2014 dhe 2017 se sot?
- Çfarë duhet të bëjnë institucionet e vendit për anëtarësim në NATO?
- A duhet që Kosova të marr pjesë në takimet për Ballkanin e Hapur në cilësinë e vëzhguesit?
- Përse, sipas Hoxhajt, Kosova nuk ka elita politike?
Këto dhe më shumë diskutohen me Enver Hoxhajn, përballë të cilit janë Arbër Vllahiu, Gazmir Raci dhe Rrahman Paçarizi.
Klan Kosova, 20:45.