Lajmet e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, tha pas fitores që shpresojnë që fati i njëjtë do i prijë edhe në ndeshjen ndaj Greqisë, që do të mbahet të dielën.
Muslija në një intervistë për Klan Kosova, tha që për të ishte shumë e rëndësishme që ka luajtur që nga minuta e parë për Kombëtaren.
"Për mua ka shumë rëndësi me lujt nga minuta e parë se e di që mund t'i ndihmoj ekipit me kualitetin tim. Besoj që unë edhe si ekip e kemi shfrytëzuar maksimumin".
Tutje Muslija ka thënë që Kosova është e gatshme edhe për sfidën ndaj Greqisë.
"Kemi shumë kualitet si ekip dhe e kam vetëbesimin dhe shpresoj që mund ta fitojmë lojën me Greqinë. Kjo lojë na ka motivuar maksimalisht dhe kanë qenë me rëndësi këto tri pikëm dhe do vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen ndaj Greqisë", tha ai.