Lajmet e fundit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar trupat në rajonin e Kharkiv, në vijën e frontit lindor të shkatërruar të vendit.
Ky konsiderohet udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Zelensky u tha ushtarëve: "Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rusia ka rifilluar bombardimin e Kharkiv - qytetit të dytë më të madh të Ukrainës - ditët e fundit pas dy javësh qetësie.
Qyteti - i dyti më i madhi i Ukrainës - u përball me bombardime intensive në muajt e parë të luftës, me imazhe që tregojnë blloqe kullash të rrafshuara në rrënoja.
Trupat ruse u larguan gradualisht nga qytetet përreth gjatë prillit dhe majit, duke bërë që disa që ishin larguar nga Kharkiv të ktheheshin dhe metroja të rihapej për herë të parë që nga fillimi i luftës.