Lajmet e fundit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 13 roje ukrainas vdiqën heroikisht në një ishull të vogël në Detin e Zi, pasi refuzuan t’i dorëzoheshin një luftanijeje ruse dhe u vranë nga një bombardim.
Përmes një audioje është shfaqur shkëmbimi i fjalëve midis rojeve ukrainase dhe ushtarëve rus në ishullin Zmiinyi, i cili është i njohur gjithashtu si "Ishulli i Gjarpërinjve".
Sipas përkthimit, thuhet se rusët u thanë ukrainasve të dorëzoheshin, ose do të bombardoheshin.
"Kjo është një luftanije ushtarake ruse. Ju sugjerojmë që të dorëzoni armët, ndryshe do të hapim zjarr", thuhet aty, transmeton Klankosova.tv.
Si kundërpërgjigje ushtarët ukrainas u thanë: "Anije luftarake ruse, go f*** yourself".
Zelensky tha se 13 rojet kufitare ishin mes 137 ukrainasve që janë vrarë që kur Rusia nisi sulmin e saj të enjten, me 316 të tjerë të plagosur. Nga të vdekurit, 10 ishin oficerë.