Lajmet e fundit

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka nisur takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Peach po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas kryeministrit Kurti, ai do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndryshe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në fund të vizitës së tij në Beograd, tha se u kishte thënë liderëve në Serbi se Britania e Madhe mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që çon në Bashkimin Evropian.
“Emërimi im është një shenjë e përkushtimit tonë për një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë të këtij rajoni të rëndësishëm”, tha Peach përmes një videomesazhi në Twitter.