Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës duke thënë se subvencionimi i plotë i importit të energjisë me çmimet e larta të tregut aktualisht, është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.
"Gjatë muajve të dimrit na është dashur të importojmë rreth 40 për qind të energjisë elektrike, që kemi konsumuar dhe me çmime të importit deri 7 herë më shtrenjtë se zakonisht. Vetëm për një ditë në janar vetëm kemi paguar 2.5 milionë euro për import. Kemi subvencionuar konsumin nga importi".
Kemi mundësuar furnizim të pandërprerë që kriza që na ka prekur të mos ndjehet nga qytetarët. Muajt dhjetor e janar janë më kritikët të vitit pasi janë të gjatë e të ftohtë që përcillen me shpenzime të festave të fundvitit e konsum më të lartë të energjisë elektrike dhe prandaj jemi kujdesur që gjatë këtyre dy muajve të mos ketë asnjë barrë shtesë për qytetarët. Por, një formë e tillë e subvencionimit është e papërballueshme dhe e paqëndrueshme për buxhetin e shtetit tonë. Gjatë këtij viti çmimet e importit nuk pritet të kthehen në shifrat e mëparshme".
Kurti tutje ka thënë që sivjet do të duhet të vazhdojmë të importojmë energji dhe kemi "një hendek të kushtueshëm që duhet ta mbulojmë".
Ai ka thënë që sipas të dhënave bazuar në shpenzimet e vitit të shkuar, 70.4 për qind e konsumatorëve shtëpiakë, nuk preken nga rritja e çmimeve të energjisë gjatë dimrit.