Lajmet e fundit

Leotrim Gashit sot iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Asistenti i drejtorit për rini në Ministrinë e Kulturës u kap në flagrancë në vendin e punës, të martën, ku dyshohet se mori rreth 6 mijë euro ryshfet nga dy biznese, të cilat përfituan subvencione.
Megjithatë, nuk u arrestuan edhe ata që i dhanë të hollat. Hetimet për rastin po vazhdojnë, por nga prokuroria nuk treguan nëse në to përfshihen edhe dy bizneset.
Eprori i Gashit në Drejtorinë për Rini nuk deshi të komentojë këtë çështje, duke udhëzuar që të kontaktohet zyra për media. Nga kjo e fundit thanë se Ministria e Kulturës ka denoncuar disa raste keqpërdorimi që kanë ndodhur brenda saj, por pa treguar nëse edhe ky është një prej tyre.