Lajmet e fundit

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë që është shqetësuese se si mund të kalojë kufirin një autobus i cili është i palicensuar.
Dedaj, duke iu referuar aksidentit tragjik që ndodhi sot në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona, ka thënë që në rast se nuk ka pasë licensë, "është brengosja më e madhe qysh mundet me kalu kufirin një autobus i cili është i palicensuar".
Tutje Dedaj në Rubikon në Klan Kosova, tha që secili autobus që qarkullon jashtë kufirit e mban evidencën e udhëtarëve.
"Sidoqoftë ka edhe autobusin që e merr vetë kompania e përcakton se me cilin duhet të udhëtojnë. Ana teknike që duhet të plotësojë autobusi është që të jetë teknikisht në rregull, kurse ana administrative është se a i kanë marrë të gjitha masat drejtuesit e automjetit, pra masat e sigurisë që ai autobus të jetë teknikisht në rregull për të udhëtuar".