Lajmet e fundit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, gjatë përballjes ekskluzive për këtë komunë në Rubikon, ka thënë që "LDK-ja ka më shumë luftë politike se programore në Prishtinë".
Rama: Për mua është shumë shqetësuese ta dëgjoj këtë që thoni, sepse unë kam ardhur nga Diaspora dhe jam këtu që 17 vjet duke u munduar me i ndihmu qeverisë, edhe Vetëvendosjes. Kam dhënë gjithë këtë kontribut për t’i ndihmuar çdo kryetari deri më tash për të mirën e qytetarëve dhe po dëgjoj se po thoni që pikërisht qeveria nuk do të më ndihmojë mua ose qytetarëve të Prishtinës nëse unë zgjedhem kryetar. Qeveria është e të gjithëve, është e votuar nga të gjithë qytetarët dhe duhet të veprojë si e tillë. Për këtë arsye kjo është shumë shqetësuese, sepse duhet të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët".