Lajmet e fundit

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke komentuar aksionet që kanë ndodhur së fundmi në veri të vendit, ka thënë që duhet të kemi kujdes që Serbia mos të thotë që Kosova po i ndërhyn në territor.
"Aksionet e tilla duhet të ndërmerren me një vlerësim jo vetëm të organeve të sigurisë së vendit, por duhet të bëhen edhe me partnerët ndërkomëbtarë, pasi ne nuk mund t'i ikim problemit në veri të vendit dhe nuk mund të sillemi sikur Kosova nuk ka problem në ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e saj. Në pikëpamjet kushtetuese atë gjë e kemi të zgjidhur, pasi ne territorin e kemi edhe atë që është në veri të vendit edhe këndej Ibrit, por në pikëpamje të funksionimit nuk funksionon njëjtë dhe nuk mund asnjëri të sillet se nuk ndodhë ky problem".
"Nuk mund të them se në asnjë rast qeveria po i shkel të drejtat e serbëve në veri, por duhet maksimalisht të jemi të kujdesshëm në mënyrë që Serbia të mos përfitojë në arenën ndërkombëtare, politike mbi bazën e asaj që Kosova tani po ndërhyn në një territor ku shumica e popullatës është serbe dhe po i shkel të drejtat e tyre", ka thënë Mustafa në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova.
Mustafa në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetarin e Klan Kosovës Florent Zeqaj, tha që nuk kemi një pamje të plotë të qeverisjes së vendit, për arsye se sipas tij, është premtuar diçka tjetër dhe po ndodhë diçka tjetër.
"Përderisa situata është kështu, që në asnjë rast ne nuk mund të bazohemi në atë që Kurti qoftë në fushatë zgjedhore në zgjedhjet e fundit, ose edhe më parë nga këndi i opozitës ka kundërshtuar dhe ka premtuar që do të bëjë VV-ja kur të vijë në pushtet edhe s'po e bën tani është një pasiguri se çfarë do të ndodhë në pikëpamjet e politikës së jashtme; çfarë do të ndodhë me relacionet me partnerët tanë strategjik dhe si do të bashkëpunohet me ta dhe cili do të jetë roli i SHBA-së dhe BE-së në bashkëpunim me qeverinë tonë", u shpreh Mustafa.