Lajmet e fundit

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një 16 vjeçar për grabitje.
Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për
krahu viktimën femër , kosovare dhe tjetri i dyshuar , me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro.
"Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i
moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur".
Siç thuhet në komunikatë për media, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë , për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë.