Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e votave me kusht në disa komuna të Kosovës.
Në krye të listës për komunën e Mitrovicës së Jugut është kandidati i PDK-së, Bedri Hamza i cili ka marrë 417 vota.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri radhitet i dyti me 295 vota, ndërsa i treti është kandidati i LDK-së, Armend Agolli me 109 vota.