Lajmet e fundit

Një vit e disa muaj pas përfundimit të luftës, komuniteti ndërkombëtar kishte vendosur që të organizonte zgjedhjet e para lokale në Kosovë.
Këtë detyrë specifike e kishte Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Udhëheqës i këtij misioni atëbotë ishte diplomati danez, Daan Everts.
Në një rrëfim ekskluziv për Klan Kosova, Everts tregoi se si rrodhi procesi i votimit më 28 tetor të vitit 2000, si dhe shpalosi detaje të pathëna të kontakteve të tij me liderët e atëhershëm kosovarë nisur nga kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova.