15.10.2021 · përditësuar para 1751 dite1 min lexim
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në pyetjen se çka e dallon atë nga kundërkandidatët e tij, u shpreh se kandidatët e tjerë sipas tij, nuk kanë guxim për t'u përballur me problemet e grumbulluara ndër vite.
Sipas Haradinajt, kundërkandidatët e tij nuk dallojnë asgjë nga kryetari aktual Shpend Ahmeti.
Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj tha se Prishtina ka nevojë për një kryetar ndryshe nga ai aktual, pasi që ka shumë probleme dhe çështje që kërkojnë një dorë të fortë për t'i zgjidhur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.