Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes , Joe Biden ka nominuar Christopher Hill për ambasador të ri amerikan në Serbi Hill i quajtur " bulldozher i diplomacisë" ka luajtur rol madhor në zhvillimet për bërjen e shtetit të Kosovës.
Ai ishte i dërguar amerikan në bisedimet e Rambujesë derisa më 1998 bashkë me Richard Holbrooke bëhet diplomati amerikan që takojnë publikisht eprorë te UÇK-së.
Takimi kishte ndodhur në një odë te Junikut derisa nikoqir ishte mes tjerash Hajdin Abazi epror i UÇK-së i cili njihej me nofkën "Lum Haxhiu".
"Ardhja e Hill me mision në Ballkan është lajm i jashtëzakonshëm. S'kam besuar që kjo po ndodh kur e mora vesh lajmin", tha Abazi për Klan Kosova.