Lajmet e fundit

Blerim Xhemajli, kryeredaktor i lajmeve në Klan Kosova, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale ka thënë që kjo fushatë ka qenë më ndryshe se herët e tjera.
"Perlat" e kandidatëve kanë qenë tash e 13 vjet që fuksionojmë ne - ka qenë specialiteti i Klan Kosovës. Fatmirësisht, që sa vjet e kemi edhe portalin Klankosova.tv dhe po përcillen dhe po ruhen pjesët e fushatës në mënyrë që të ndiqen më shumë prej njerëzve".
"Kjo fushatë dallon pasi është koha më e shkurtër dhe është një gjendje e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. I lanë pesë ditë vetë partitë për shkak se u frikësuan se mund të kthehet kriza shëndetësore, t'u e pasë parasysh gjendjen me pandeminë".
Xhemajli në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që gjatë kësaj fushate kandidatët kanë bërë premtime të cilat nuk mund t'i bëjnë.
"Këta e kanë gjet si kartë me bo premtime që janë jashtë mundësive të tyre. Disa kanë dhënë premtime që sa kanë qenë joshëse, por edhe kuriozitet jo veq për këtu por në vendet më të zhvilluara".