Lajmet e fundit

Ekskluzivisht në Rubikon sonte po prezantohen të dhënat e fundit të sondazhit "Matjet e Opinionit Publik" për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas të dhënave të matjeve të opinionit publik në Pejë, del që kryetari aktual Gazmend Muhaxheri do të përfundojë që në raundin e parë me 52.30 për qind të deklarimit të respodentëve.
Profesori Tomor Qela në Rubikon në Klan Kosova, ka treguar se për kë janë përcaktuar qytetarët në disa nga komunat kryesore.
Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara: Gazmend Agusholli (VV) me 23.80 përqind, Rrustem Berisha (AAK) me 19.13 përqind, Gazmend Muhaxheri (LDK) me 55.58 përqind.
Ndërsa rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:
Gazmend Agusholli (VV) me 22.40 përqind, Rrustem Berisha (AAK) me 18.00 përqind dhe Gazmend Muhaxheri me 52.30 përqind.
Në këtë matje të opinionit publik janë intervistuar 1,050 respodentë në periudhën 1 deri më 2 tetor.