Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë një vizite në Prizren është zotuar për gjithëpërfshirje dhe barazi gjinore në të gjitha drejtoritë dhe institucionet komunale.
"Gratë janë shtylla e familjes dhe shoqërisë tonë. Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të punojmë pa ndalur që pozita e grave në Prizren të përmirësohet vazhdimisht.
"Në qeverisjen tonë do të respektohet barazia gjinore dhe zotohem se do të emëroj gra në gjysmën e drejtorive komunale", ka thënë Totaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.