Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e kryeministrit ka zbardhur agjendën e kancelares.
Atje do të mblidhen kryeministrat e Ballkani Perëndimor ku do të zhvillojnë takim me kancelaren Merkel nga ora 11:50.
Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.
Pas takimit me Merkel, Kurti u adresohet mediave
12:42 - Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka arritur në Tiranë.
Kurti pritet të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, teksa kjo e fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në Tirana Business Park do të mbahet edhe takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me Merkel.
Nis takimi i Merkelit me liderët e Ballkanit Perëndimor
12:13 - Ka nisur takimi i kancerlares Angela Merkel me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në “Tirana Business Park”.
Mësohet se Merkel do të takohet veç e veç me të gjithë udhëheqësit dhe më pas do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët.
Nga Kosova po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Përfundon takimi Rama-Merkel, në radhë ai me liderët e Ballkanit Perëndimor
11:52 - Takimi kokë më kokë mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka përfunduar.
Kështu duke i lënë vend një takimi mes dy delegacioneve ku do të marrin pjesë edhe Rama e Merkel, njofton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të këtij takimi Merkel pritet t’i drejtohet “Tirana Business Park” ku do të takojë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Kurti arrin në Tiranë, në ora 15:00 takohet me Merkel
11:44 - Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka arritur në Tiranë.
Kurti pritet të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, teksa kjo e fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në Tirana Business Park do të mbahet edhe takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me Merkel.
Rregullat antiCOVID “prishin” përshëndetjen mes Ramës dhe Merkel
11:42 - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tiranë.
Merkel u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave me nderime të larta shtetërore, njofton Klankosova.tv.
Rregullat antiCOVID bën të pamundur që mes liderëve të ketë një përshëndetje formale edhe pse kryeministri Rama inistoi për një të tillë.
Në momentin e parë të takimit kur Merkel doli nga vetura Rama që po e priste aty afër i drejtoi dorën teksa kancelarja ia rikujtoi rregullat kundër COVID-19 dhe e përshëndeti me grusht.
Merkel nis vizitën zyrtare në Tiranë
10:44 - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tiranë.
Merkel u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave teksa pastaj do të kenë takim kokë më kokë, njofton Klankosova.tv.
Pas takimit veçmas atyre do t’ju bashkangjiten edhe delegacionet.
Merkel niset për në Pallatin e Brigadave
10:14 - Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Merkel është nisur për në Pallatin e Brigadave teksa aty janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e saj, njofton Klankosova.tv.
Ceremonia mikëpritëse do të nis në orën 11:00, ku pastaj do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).
Kurti pritet të takohet me Merkelin në ora 15:00
10:09 - Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Takimi që pritet të nis në ora 15:00 teksa Merkel në prag të largimit të saj nga politika po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
Gjithçka gati për takimin Rama-Merkel në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
9:18 - Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në Pallatin e Brigadave janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e kancelares Merkel, ku pas ceremonise mikëpritëse në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare), njofton Klankosova.tv.
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit./Klankosova.tv/
Merkel sot në Tiranë, kjo është agjenda
08:13 - Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit ka zbardhur agjendën e kancelares.
Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.
Vizita e Merkel në Tiranë, rrugët që do të jenë të bllokuara
7:15 - Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e vizitës së Kancelares së Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, Policia e Shtetit ka marrë disa masa.
Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 Shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.
Policia sqaron se do jetë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë./tvklan/