Lajmet e fundit

Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua për zgjedhjet lokale, ka thënë se janë për shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në pranverë."Kemi pasë qëndrime të ndryshme - disa parti politike janë për zgjedhje disa nuk janë. Ne jemi për mos me pas zgjedhje dhe me respektu kërkesën e doktorëve. Zgjedhjet të mbahen në pranverë e jo tash".Ndërsa Qazim Rrahmani, përfaqësuesi i Partive së Ashkalinjve për Integrim, ka thënë që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve."Jemi kundër shtyrjes së zgjedhjeve për afatin në të cilin këta mendojnë. Ne si Kosovë kemi kaluar zgjedhjet e 14 shkurtit gjatë pandemisë dhe një përvojë të tillë KQZ-ja dhe Kosova kanë treguar që mund të organizojnë zgjedhje edhe gjatë pandemisë".