Lajmet e fundit

Psikologu dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, duke folur për vrasjen makabre të 18 vjeçares, Marigona Osmani, vlerëson se si shoqëri kemi dështuar të ndalim dhunën ndaj vajzave dhe grave.
Uka në “Edicionin Special” tha se të gjithë së bashku mund të japim një shembull më të mirë kështu edhe duke parandaluar dhunën në çfarëdo forme, njofton Klankosova.tv.
“Ky nuk është vetëm rast i izoluar por një fenomen që shoqëria e ka ushqyer e raste të tilla besoj që do të duhej të ishin kambanë për ne që të parandalojmë. Kemi dështuar – po nisem prej vetës për të ofruar një model më të mirë të sjelljes edhe familja në vend që të ofroj një ambient të ngrohtë shndërrohet në një vend ku ushtrohet dhuna. Ka shumë fëmijë që janë ekspozuar ndaj modeleve të dhunës kanë qenë transmetues të dhunës tek bashkëmoshatarët e tyre e pastaj edhe tek partnerët e tyre”.
“Si psikolog mund të them se rastet që kërkojnë ndihmë janë të shpeshta dhe për këtë ndjejë shqetësim ndaj këtyre rasteve pasi jo numër real transmetohet pasi shumë raste të dhunës heshtën dhe nuk merren veshë. Viktimat e dhunës shpesh herë nuk mund të marrin ndihmën psikologjike”.
“Duhet si shoqëri të punojmë sa më shumë që të ndalen rastet e tilla duhet të intervenohet në familje, në shkolla pasi edhe si shoqëri kemi dështuar pasi dhuna shpeshherë është modeluar edhe në shkolla. Dhuna fizike para se të jetë e tillë është dhunë psikike e kjo mund të raportohet e të parandalohet me herët derisa të vijë tek vrasja".
Uka mes tjerash tha se si psikolog di shumë raste që nuk raportohen fare teksa bëri të ditur disa nga arsyet që gratë nuk e raportojnë dhunën e ushtruar mbi to.
“Për shkak të pozitës së pafavorshme që ka pasur gruaja në shoqëri në vend shpeshherë bëjnë një pranim pasiv të dhunës që pastaj ia atribuojnë dashurisë të madhe që ka partneri ndaj tyre pa vetëdije se kjo shpie në një gjë tjetër”.
“Ajo që po tregojnë shifrat e fundit definitivisht burrat duhet të kërkojnë ndihmë psikologjike. Ne si shoqëri kemi nevojë që t’i edukojmë burrat që dhuna duhet të ndalohet – rastet kur një burrë kërkon ndihmë si pasojë e dhunës që e ushtron është shumë e rrallë zakonisht këtë e bëjnë kur humbin ndonjë pjesëtar të familjes e edhe kur e bëjnë këtë prapë një dozë të fajit e hedhin tek pala tjetër”.
“Nuk është as trup e as marre që të kërkohet ndihmë”, tha Uka.
Deputeti mes tjerash u bëri apel të gjitha vajzave dhe grave që të lajmërojnë në Polici rastet e dhunës dhe të kërkojnë ndihmë psikologjike.