Lajmet e fundit

Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Mendarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 240 deri në 260 minuta ndërsa kolona është e gjatë 2300 metra.
Teksa pritje ka edhe për të hyrë në këtë pikë kufitare deri 10-15 minuta, njofton Klankosova.tv.