Lajmet e fundit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim hendbollistët e klubit Prishtina, por duket se kur e ka kujtuar lidhjen rinore me këtë sport e ka ngatërruar me një tjetër.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka "simpati të veçantë për hendbollin prej kur luante në lagje me rrjetë ndarëse të improvizuar nga thesat e specave".
Por, më pas e përmirësoi postimin duke e shtuar edhe volejbollin, veçse e largoi pjesën ku flet për "rrjetën ndarëse" duke e lënë vetëm "rrjetë të improvizuar nga thesat e specave".
Hendbolli është sport që luhet me top dore në dy portat. Ndërsa me rrjetë ndarëse në mes luhet volejbolli.
Në postim nuk njofton të ketë takuar volejbollistë.