Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës lidhur me gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë refugjatëve afganë.
Kosnett thotë se Kosova ka treguar lidership në skenën botërore, njofton Klankosova.tv.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderimet më të thellat nga unë për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë që t’u ofrohet strehim partnerëve tanë afganë në rrugëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova dëshmoi lidership në skenën botërore”, ka shkruar Kosnett.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka pranuar të strehojë refugjatë afganë pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ende nuk është bërë e ditur dita dhe numri i refugjatëve që do të strehohen.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1427569363335397377