Rritja e shpejtë e numrit të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, bëri që qeveria të dalë me masa të reja mbrojtëse.
Ato do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht deri më 10 shtator, njofton Klan Kosova.
Tashti në lokale, klube të natës e lokacione që tubojnë mbi 100 persona hyrja lejohet vetëm me disa kushtëzime.
Krahas këtyre masave qeveria ka marrë vendim edhe për kthimin e mbajtjes së maskave.
Ajo është obligative në të gjitha rastet përveç gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike si dhe gjatë ngrënies e pijes.
Ndërkaq në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës ndërkaq në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre udhëtarë.
E që këto masa të mos ketë nevojë të zgjaten pas datës 10 shtator, kreu i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me atë të Institutit Kombëtar të shëndetit publik, bënë apel që qytetarët të vaksinohen.
Ndër të tjera vendimi i qeverisë për hyrjen në fuqi të këtyre masave liron të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
https://www.youtube.com/watch?v=ddLcp1U1v-0
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.