Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Miradi në Fushë Kosovë mbrëmjen e kësaj të hëne.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamionet teksa janë lënduar dy persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
"Rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë ku në të janë përfshirë një automjet dhe një kamionet. Dy persona me lëndime janë dërguar për trajtim mjekësor", tha Hoxha.
Hoxha mes tjerash bëri të ditur se rruga është liruar për qarkullim.