Lajmet e fundit

E arta e Lojërave Olimpike në "Tokyo 2020", Nora Gjakova, ua ka dedikuar medaljen të gjithë kosovarëve.
Gjakova në fjalën e saj para qytetarëve të mbledhur në sheshin "Zahir Pajaziti" sërish falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, derisa tha se suksesi i erdhi atëherë kur nuk e priste.
“Faleminderit të gjithë popullit të Kosovës për mbështetjen. Dua të them se me punë dhe përkushtim gjithçka është e mundur. Unë kam punuar shumë dhe sukseset më kanë sjellë deri këtu – kjo medalje e artë është për të gjithë juve”.
Gjakova mes tjerash ka thënë se nuk beson që kaq ngrohtë janë pritur kampionët olimpikë të shteteve tjera.