Lajmet e fundit

Janjeva ka mbetur pa energji elektrike që nga mëngjesi si pasojë e prishjeve në rrjetin elektrik që ndodhën si shkak i zjarreve dhe erërave të forta që ndodhën këtë të hënë.
KEDS ka njoftuar se ekipet janë në terren, por që intervenimi po vështirësohet shkaku i terrenit të vështirë, njofton Klankosova.tv.
"Zjarret e njëpasnjëshme dhe erërat e forta të paraqitura gjatë ditës së sotme, kanë vështirësuar edhe intervenimet në terren. Ekipet po vazhdojnë të jenë në terren për të identifikuar prishjen dhe për të sanuar atë".
"Në raste të tilla kur ka terrene të papërshtatshme dhe nuk mund të përdoren makineritë, verifikimi i linjave duhet të bëhet tërësisht në këmbë. Kjo ndikon edhe në kohëzgjatjen e identifikimit dhe sanimit të prishjes", tha për Klan Kosova, drejtoresha për komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti Arifaj.