Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në seancën e Kuvendit që është ende duke vazhduar tha vlerësuar se Qeveria Kurti nuk ka përmbushur asnjë prej parimeve që janë paraparë në programin e tyre.
"Kanë sharë edhe fyer edhe mua pa asnjë fakt për një grusht votash. Do të mundohem të argumentojë disa fakte dhe shifra për mosveprimin e Qeverisë Kurti 1 dhe Kurti 2 në lidhje me Trepçën".
"Përveç vendimit që keni bërë për shkarkimin e Bordit dhe Menaxhmentit që është bord i përkohshëm - ky vendim ka bërë që Trepça të jetë në krizë të thellë me dhjetëra milionë borxhe të institucioneve publike, dhjetëra milionë borxhe të bizneseve private, me rrezikim të përmbarimit", ka thënë Shala.
Shala mes tjerash deklaroi se Bordet e përkohshme dhe kjo qeveri nuk po arrin që të zbatojë as minimumin e Ligjit për Trepçën.
"Sot punëtorët e Trepçës edhe pse janë aksionar nuk e dinë sa janë aksionet si menaxhohet, si janë ndarë, a kanë të drejtë t’i shesin apo çfarë me to. Asnjë nga këto pyetje as nuk ka marrë përgjigje e as nuk do të marrë, pasi fatkeqësisht ose nuk po din të punoni ose keni plane të errëta për Trepçën".