Lajmet e fundit

Shumë banorë të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim për helmim teksa shkaqet ende mbeten të paqarta.
Helmimi që supozohet të jetë nga uji i pijes, ende nuk është konfirmuar si shkak, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se si pasojë e gjendjes së krijuar që nga e diela Deçani tashmë ka shpallur gjendje emergjenta teksa janë ndarë edhe nga pesë mijë euro për trajtimin e pacientëve.