Lajmet e fundit

Konferenca e rektorëve i ka bërë një shkresë Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Nga kjo e fundit drejtuesit e shtatë universiteteve publike po kërkojnë që të mos ua mbajë peng vendimet për akreditim dhe riakreditim të programeve studimore, njofton Klan Kosova.
Sipas rektorëve çdo vonesë e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dështon praktikën universitare që studentët të pranohen nëpër fakultete në muajin korrik.
E kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, konfirmoi që mbledhja e ardhshme e bordit të AKA-së do të mbahet më 27 korrik, dhe sipas saj duke u bazuar në rekomandime të ekspertëve ndërkombëtarë ashtu siç është e përcaktuar në legjislacionin ne fuqi dhe informata tjera te nevojshme, do të bëjnë çmos që ta përmbyllin procesin e akreditimit.
KSHC ishte takuar më 7 korrik për të vendosur për programet që janë në pritje të akreditimeve por për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve nuk është arritur të merën vendimet që po i kërkojnë universitetet publike.