Lajmet e fundit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i është përgjigjur deklaratës së kyyeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, "se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në formën në të cilën u ratifikua në vitin 2018", duke thënë se sipas tij, marrëveshja është valide dhe se ajo duhet të respektohet.
Krivokapiq vuri në dukje se "marrëveshja është obligative për të dy shtetet".
"Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse i prekni kufijtë, potencialisht është një luftë. Dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen dhe është ndërkombëtarisht e verifikuar dhe s’shoh arsye pse të ngrihet kjo çështje", tha Krivokapiq, raporton Kosovo-Online, përcjell Klankosova.tv.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi së fundmi në Kuvend se ai do të do të bëjë maksimumin që të korrigjojë gjithçka që është bërë padrejtësisht, gabueshëm e dëmshëm në vitin 2018 kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje që ia humbi territorin Kosovës".