Lajmet e fundit

Shtrëngata të forta të shoqëruara nga erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm goditën Republikën Çeke të enjten, duke shkaktuar të paktën dy vdekje, sipas zyrtarëve.
Policia tha se viktimat u vranë kur makina e tyre u godit nga një pemë në rënie pranë qytetit Pisek në Republikën Çeke të Jugut, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Dy fëmijë që ishin gjithashtu në makinë u lënduan dhe u dërguan për tretman mjekësor, teksa policia tha se ata që vdiqën nuk ishin prindër të fëmijëve.
Meteorologët lëshuan një paralajmërim kundër stuhive ekstreme që parashikohej të godisnin pjesën qendrore të vendit.
Një uragan i rrallë që besohet të jetë më shkatërruesi në historinë moderne të vendit i shqyer në juglindje të vendit dy javë më parë, la të vdekur gjashtë persona teksa u plagosën qindra të tjerë.
Shtatë qytete dhe fshatra pësuan dëme të mëdha që përfshinë mbi një mijë ndërtesa të shndërruara në rrënoja dhe makina të përmbysura