Lajmet e fundit

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte tek rrethi në hyrje të Prishtinës, nga drejtimi i Mitrovicës.
Nga ky aksident pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
"Rreth orës 09:20, është pranuar informata për aksident trafiku, me dëme materiale, në mes të dy veturave, në rrethin në hyrje të Prishtinës, nga drejtimi i Mitrovicës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti" tha Borovci.