Lajmet e fundit

Ka nisur regjistrimi i delegatëve të Partisë Demokratike të Kosovës në mbajtjen e Konventës së 10-të të partisë ku do të zgjedhet edhe kryetari i ri.
Në zgjedhjen e kryetarit të ri pritet të marrin pjesë 794 delegatë teksa kandidati i vetëm për këtë post është Memli Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që Partia Demokratike e Kosovës, mban konventën zgjedhore pa praninë e dy ish-liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.