Lajmet e fundit

Tash e disa vite maturantët e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë obligohen të paguajnë nga 2 euro në vit për të mirëmbajtur dëmet e shkaktuara nga ta.
Kjo sipas përgjegjësve të shkollës do të ndikojë në vetëdijesimin e gjeneratave të reja dhe ndëshkimin e huliganëve.
Prindërit e nxënësve në anën tjetër thonë se një barrë të tillë do të duhej ngarkohej komuna.
Nga Komuna e Pejës pohuan për Klan Kosova se janë në dijeni për këtë por sipas drejtorit të Arsimit, Besim Avdimetaj, kjo është në përgjegjësi të stafit të shkollës.