Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pasditën e kësaj të hëne.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete teksa janë lënduar tre persona, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
"Rreth orës 16:00, në rrugën magjistrale Prishtinë - Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre persona", tha Borovci.