Lajmet e fundit

Shoqatat e Gjuetarëve të Kosovës këtë të diel organizuan garën e qitjes.
Në organizimin e Shoqatës së Gjuetisë "Rosa" nga Obiliqi dhe i mbështetur nga poligoni i qitjes "Katana" morën pjesë 12 ekipe nga e gjithë Kosova, njofton Klankosova.tv.
Kjo garë u organizua për herë të katërt sivjet dhe garuesit u sfiduan në qitje me armë gjuetie në goditjen e pjatelës.