Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka pezulluar të gjitha procedurat që kanë të bëjnë më shfrytëzimin e pronës publike.
Por, opozita komunale është duke kundërshtuar vendimin e Muharremajt, pasi sipas tyre po bëhet për qëllime politike, njofton Klan Kosova.
Sipas kryetarit, ai vetëm po e zbaton vendimin sepse pas caktimit të zgjedhjeve lokale në bazë të ligjit, duhet të ndërprehen të gjitha vendimet.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, do të mbahen me 17 tetor në të gjitha komunat e vendit.