Lajmet e fundit

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftojnë se para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit tek “Rruga e Tiranës" që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.
Bëhet e ditur se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht për ta ndërprerë ujin me qëllim sanimin e gypit, dhe si pasojë e kësaj pa furnizim me ujë - deri në sanimin e gypit, do të mbesin zonat: një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës, lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania në kryeqytet.
Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, njofton po ashtu se dëmtimi është i madh.