Lajmet e fundit

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky është takimi i parë që zhvillohet mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Ndërsa para takimit mes të gjitha palëve, Borrell e Lajçak takuan ndaras fillimisht Kurtin e më pas Vuçiqin.