Apelet me të cilat kërkohej gjak nga persona që e kanë kaluar virusin COVID-19, ishin pothuaj të përditshme vitin e fundit.
Derisa përgjigjet ndaj thirrjeve të tilla ishin të menjëhershme.
Madje, shumë nga ta u lajmëruan vullnetarisht edhe në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, qysh kur u shfaq pandemia.
Megjithëse rastet e të infektuarve me COVID-19 kanë rënë, donatorët vullnetarë vazhdojnë të dhurojnë këtë lëng trupor të tyre. Ata një gjë të tillë e bënë edhe sot, në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.
Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut” derisa sllogani i sivjetmë i kësaj dite është “Jepni gjak dhe mbajeni botën duke rrahur”.
https://www.youtube.com/watch?v=eEr6xdM7KfY
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.