Lajmet e fundit

Njëri nga portierët e Kombëtares së Holandës, Maarten Stekelenburg, është futbollisti më i moshuar i këtij kampionati, me 38 vjet e 258 ditë.
Përveç Stekelenburg, në moshën 38 vjeçare në këtë turne janë edhe dy futbollistë, Gordon i Skocisë dhe mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, lojtari më i ri i EURO 2020 është polaku Kacper Kozlowski, i cili në tetor të këtij viti mbush 18 vjet, si dhe Jude Bellingham i Anglisë, i cili moshën 18 vjeçare e arrin më 29 qershor.
Kombëtarja me mesataren e moshës më të re në këtë kampionat e ka Spanja, ku mosha mesatare është 24.5 vjeç ndërsa kombëtarja me mesataren më të moshuar e ka Suedia me 29.2 vjeç, transmeton Klankosova.tv.