Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.
Sipas masave të reja të miratuara në mbledhjen e Qeverisë së Kosovë, nga sot do të hiqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për sektorin e gastronomisë deri në orën 23:00, njofton Klankosova.tv
Po ashtu në bazë të këtij vendimi qytetarët lejohen të mos e bartin maskë në rastet kur janë duke ecur vetëm në rrugë.
Rrugët e Prishtinës edhe në këtë orë janë të mbushura me automjete teksa në sheshet e qytetit ka më pak qarkullim të njerëzve.
Gazetari Agan Hajdarhoxha solli në Edicionin Special atmosferën që po mbretëron në Prishtinë pa orën policore.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.