Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 22 vjetori ne zhdukjes së Ukshin Hotit ka thënë se fati i tij nuk është zbardhur akoma kurse drejtësia për të nuk ka nisur.
Kurti ka thënë se Ukshin Hoti është më i madh se jeta, ndërsa ka kujtuar edhe tri librat që ai i ka shkruar: “Filozofia e Politikës e Çështjes Shqiptare, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohte dhe Detanti”.
"Tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta. Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu", ka shkruar Kurti në Facebook.