Lajmet e fundit

Dita Ndërkombëtare e Mediave ato kosovare nuk i gjenë edhe aq mirë.
Gjatë vitit që lamë pas janë raportuar katër raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe 17 raste të kërcënimeve, njofton Klan Kosova.
Këto të dhëna u bënë publike nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët pikërisht në këtë ditë ia rikujtuan institucioneve detyrimin për garantimin e lirisë së shtypit.
Gazetarëve po u pengon zvarritja e proceseve gjyqësore dhe dënimet simbolike që u jepen sulmuesve që sipas tyre i shtyejnë ata që të bëjnë prapë veprime të tilla.