Lajmet e fundit

Gjatë ditës së djeshme një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.
I njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara, njofton Klan Kosova
"ANP Adem Jashari 30.04.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje" thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.