Lajmet e fundit

Këtë pasdite kanë ndodhur dy aksidente në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Një motoçiklist dhe një veturë taksie janë aksidentuar në lagjen Taukbahçe në kryeqytet ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në "Rrugën B", njofton Klan Kosova.
Rastet për KlanKosova.tv i konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tregoi se nga aksidenti në Taukbahçe mbetën të lënduar dy persona ndërsa aksidenti tek "Rruga B" ishe vetëm me dëme materiale
"Sot rreth orës 15:30 ne rrugën "Shpëtim Robaj" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafiku", tha Ahmeti.