Lajmet e fundit

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 21:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Bëhet e ditur se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.
Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.