Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 12 mijë e 760 persona me virusin COVID-19 aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 100 mijë e 655 persona teksa kanë humbur jetën dy mijë e 53 pacientë, njofton Klan Kosova.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 85 mijë e 842 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 520 raste të reja, 14 viktima dhe 646 pacientë të shëruar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.